Çeku: Revitalizimi i qytetit të Janjevës, destinacion i rëndësishëm turistik

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se tashmë kemi hyrë në vitin e fundit të projektit për revitalizimin e qytetit të vjetër të Janjevës.

Ai ka theksuar se vlera e këtij projekti arrinë vlerën rreth 3.8 milionë euro.

“Vlera totale e investimit në këtë projekt që synon shndërrimin e Janjevës në destinacion të rëndësishëm turistik është rreth 3.8 milionë euro, bashkëfinancim me European Union in Kosovo dhe partner zbatues UNDP Kosovo”, ka shkruar Çeku në “Facebook”, përcjellë rtv21.tv.

Tutje ai ka shtuar se restaurimi i 14 shtëpive po vazhdon sipas dinamikës, ndërsa paralelisht po punohet në fuqizimin e kapaciteteve lokale për ofrimin e shërbimeve cilësore turistike./21Media

Back to top button