Dinari serb, zbehi mundësitë për asociacionin dhe zgjedhjet në veri

Rregullorja e BQK-së që ndalon qarkullimin e dinarit ser në Kosovë, përveç reagimeve të serbëve dhe komunitetit ndërkombëtar, sipas analistëve politikë mund t’i vëjën në pikëpyëtje dy çështje që konsiderohen të rëndësishme për këtë përiudhë në raportet Kosovë-Serbi, e që është aosciacioni  dhe zgjedhjet e reja në veri. Këto dy çështje, sipas analistes, Magbule Shkodra, duhet të përmbushen edhe për faktin se janë të lidhura me skanksionet e BE-së.

“Fokusi tashmë është vetëm tek dinari serb. Se çka do të fitoj Kosova, unë besoj që shumë pak ndoshta vetëm kohë do të fitoj. Unë dua të këshilloj Qeverinë e Kosovës se kjo është thikë me dy teha sepse edhe nëse nuk implementohet asociacioni ata do të duhet të përgjigjen para elektoratit se çdo do të bëjnë. Nëse e mohojnë para elektoratit do të ju kthehet bomerang”, tha Shkodra për RTV21.

Edhe ish ministri i pushtetit lokal, Sadri Ferati, konsideron se nuk duhet lënë anash asesi mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

“Nuk ishte deshtë që çështja rreth dinarit të bëhet pengësë e organizimit të zgjedhjeve dhe përparimin në dialog. Insistimi i Bashkësisë ndërkombëtare edhe i shteteve mike është që kjo qështje të mos jetë e një anshme me idenë që mos të krijohen tensione”, deklaroi Ferati.

Ndryshe, të gjitha institucionet paralele të Serbisë në Kosovë është parapraë të përfshihen në draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të hartuar nga bashkësia ndërkombëtare./21Media

Back to top button