Kasapolli: Tendencat e Kurtit ngjajnë me diktaturën e dikurshme në Shqipëri

Analisti Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 e cilësoi vetëm si dëshirë kërkesën e liderit të LVV-së, Albin Kurti, për 60% të votave në këto zgjedhje.
“Tendencat autokratike të z. Kurtit janë ato që i gjasojnë ndoshta jo Kim Jong-un-it të dytë, por i gjasojnë asaj se çka kemi parë në vendet e rajonit, në Shqipëri shekullin e kaluar, është mentalitet i njëjtë. Fatkeqësisht, ajo çka është më e keqja bazohet edhe në njerëz që kanë qenë pjesë e atij sistemi. Mos të harrojmë, boshti i kësaj të keqe që e kemi sot është edhe nga ata njerëz të cilët janë të afërt me z. Kurti dhe kanë përvojë direkte me sistemin e kaluar në Shqipëri”, tha ai./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?