Digjet një veturë në Zveçan
Në rrugën “Nemanja” në Zveçan një personi dje i është djegur vetura.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti në fjalë është nën hetime, dhe njësitet polivore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i është djegur vetura e tij me targa lokale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media