Ngjarjet e datës 12 shkurt

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Epilepsisë, Shoqata Kundër Epilepsisë e Kosovës, me mbështetjen e Shoqatës së Neurologjisë të Kosovës, organizon simpoziumin “Epilepsia dhe shtatzënia.” (Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Prishtinë, ora 10:00)
Rrjeti i Grave të Kosovës do të lansojë raportin hulumtues “Barazia Gjinore dhe TI: Analiza Gjinore e Digjitalizimit në Kosovë.” (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00-12:00)
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me raportin vjetor të punës për 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)
Zëvendësministri për Evropë dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë Besart Kadia, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj dhe udhëheqësit e shoqatave të biznesit të Shqipërisë do të vizitojnë Odën Ekonomike të Kosovës. (Oda Ekonomike e Kosovës, Prishtinë, ora 11:30)