Çitaku-Kurtit: A po na tregon shkurt e shqip çka ke deshtë me thanë se nuk të kuptuam

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për çështjen e dinarit.

Tutje Çitaku ka thënë se Kurti po flet për disa informata gjithëpërfshirëse të cilat do të bëhen të ditura ditëve në vijim, ndërsa qenka tërhequr nga zbatimi i disa masave, dhe kërkon edhe nga institucionet tjera që të veprojnë njëjtë.

“Kryeministër, a po na tregon shkurt e shqip çka ke deshtë me thanë se nuk të kuptuam. A e ke shtyrë zbatimin e rregullores për valutat e huaja? Apo bëhet fjalë për ndonjë zbrapsje tjetër? Sinqerisht nuk të kuptova”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës, në kuadër të kompetencave të saj, nuk do të zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit./21Media

Back to top button