Bastisen 4 lokale dhe ndalohen dy persona në lidhje me rastin e thirrjes për rezistencë në Mitrovicën e Veriut

Janë bastisur 4 lokacione dhe janë ndaluar dy persona në Mitrovicën e Veriut në lidhje me rastin e thirrjes për rezistencë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se janë në kërkim edhe të një personi të tretë për këtë ngjarje.
“Sot gjatë orëve të pasditës në Mitrovica Veri i kemi bastis 4 lokacione në lidhje me rastin e thirrjes për rezistencë dhe i kemi ndalu dy persona, ndërsa jemi në kërkim edhe të një personi të tretë. Pas intervistimit të tyre do të vendoset për veprimet e tjera Të dyshimtët e ndaluar G.K. (1978) dhe D.S.(1971)”, ka thënë Elshani./21Media