Dinari, zëdhënësi i DASh-it: Do të angazhohemi diplomatikisht për ta zgjidhur këtë çështje

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se Washingtoni do të angazhohet që çështja e dinarit në Kosovë, për të cilën ka një fazë transitore të zgjidhet.

Millet për këtë është pyetur sot në një konferencë për media.

“Unë do të them se ne do të vazhdojmë të angazhohemi në diplomaci për të zgjidhur këtë çështje. Dhe ne duam që të dyja palët të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, dhe përtej kësaj, nuk dua të parashikoj ndonjë hap specifik nga këtu”, ka thënë Miller, transmeton rtv21.tv.

Tutje, Miller u pyet se gjatë vizitës së sekretarit Antony Blinken në Tiranë a do të ketë ndonjë porosi për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti përmes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Më lejoni të them, çfarëdo që t’i thotë sekretari kryeministrit Edi Rama, mendoj se do të pres, le t’ua thotë privatisht. Ai ka një konferencë për shtyp më pas në Shqipëri, ku do të flasë për atë takim”, shtoi Miller./21Media

Back to top button