Arrestohen dy burra në Prishtinë për dallavere në testim për patent shofer

Dy burra janë arrestuar në Prishtinë, të dyshuar për dallavere në testimin për patent shofer.

Njëri i dyshuar është arrestuar pasi që derisa ishte në testimin për patentë shofer tek i njëjti janë gjetur një kamerë trupi, një kufje e vendosur në vesh dhe një pajisje shtesë përmes të cilës i dyshuari ka komunikuar me pronarin e një auto-shkolle në mënyrë që ta kalonte provimin teorik për patentë shofer.

Ndërsa, tjetri është pronari i auto-shkollës që është përfshirë në rast, shkruan rtv21.tv.

Në raportin e policisë thuhet se pas hetimeve të të zhvilluara është identifikuar edhe një tjetër i dyshuar që për momentin ndodhet në arrati.

Ai dyshohet se në këmbim të parave i ka lëshuar të dyshuarit të parë vërtetimin për aftësim të kandidatit pa qenë prezent fare.

Me vendim të prokurorit dy të arrestuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Policia rastin e ka cilësuar si “ Dhënie, pranim i ryshfetit dhe legalizim i përmbajtjes së rreme”, ndërsa është duke u hetuar./21Media

Back to top button