Kosova U-18 arrinë fitore në ndeshjën e parë, mund Uzbekistanin 27:21

Kombëtarja U-18 e Kosovës në Hendboll në konkurrencën e vajzave e ka nisur me fitore paraqitjën e saj në garën IHF Trophy Intercontinental, që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit.
Kosova në ndeshjën e saj të parë të zhvilluar sot në mengjes, e ka mundu kombëtarën nikoqire, Uzbekistanin me rezultat 27 me 21.
Të premtën Kosova zhvillon ndeshjen e vet të dytë, përballet me Guatemalën.
Gara IHF Trophy Intercontinental është garë kualifikuese për Kampionatin Botërorë të kësaj grupmoshe.
Të shtunën janë gjysmëfinalet, ndërsa të dielën finalja. Kombëtarja jonë synon vendin e parë dhe kualifikimin historik në Botëror.
Sara Gjergjaj u shpall lojtarja më e mirë e ndeshjes. Ajo i realizoi katër gola. Diona Dresh i kishte gjashtë gola, ndërsa Arona Krasniqi pesë. Arjeta Imeraj e Andra Uglani po ashtu i kishin nga katër gola. Kontribut në fitoren e rëndësishme dhanë të gjitha lojtaret.
Kosova U18: Daorsa Bici 1, Diona Dresh 6, Sara Gjergjaj 4, Orgesa Gola 2, Arjeta Imeraj 4, Zoja Kameraj, Arona Krasniqi 5, Bulëza Maksuti 1, Albina Pllana, Alina Shabani, Andra Uglani 4, Iurosana Haskaj, Laura Maqedonci.