Epopoeja e UÇK-së, Quni: Sakrifica e familjes Jashari është shembull për liri

Në 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, me ç‘rast nderuan jetën dhe veprën e familjes Jashari.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Anton Quni tha se në botë ka shumë shembuj të luftëtarëve dhe kombeve për liri, por sipas tij ngjarjet në Prekaz dhe sakrifica e familjes Jashari është shembull mbi shembujt.
Deputeti Quni potencoi se nderimi i tyre pranë varrezave në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” nw Prekaz tregon se që t’i përmbahen zotimit të kahershëm “ne si Lidhje Demokratike e Kosovës gjithnjë do t’i respektojmë vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë”.
Ai shtoi se do të vazhdojnë me këtë zotim si amanet i baballarëve tanë, por edhe si obligim për t’ia lënë trashëgimi brezave që vijnë pas nesh.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?