Ndahen nga 500 euro për policët që u plagosën në Veri të Kosovës
Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se kanë marrë vendim që nga 500 euro t`i ndahen secilit pjesëtar të policisë së Kosovës që u plagosën dhe u lënduan në Veriun e Kosovës.
Po ashtu, sipas kësaj sindikate nga 500 euro do të ndahen edhe për policët që vuajnë nga sëmundje të rënda.