Reagon Sanduloviq për deklaratat e Vuçiqit: Kam paralajmëruar BE-në e SHBA-në

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka reaguar ndaj deklaratave kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai në një reagim në platformën “X” ka shkruar se kishte paralajmëruar më parë BE-në dhe SHBA-në se kjo do të ndodhte.
“Ata nuk më dëgjuan dhe besuan premtimet e tij të rreme për paqen në Kosovë dhe në Ballkan.Ata heshtën për vite të tëra për kriminalitetin e tij të dukshëm, vjedhjen e zgjedhjeve, marrëdhëniet me Putinin, Dodikun, Orbanin dhe diktaturën që po zbaton në Serbi. Tani ata morën rezultatin e naivitetit dhe mungesës së interesit për atë që unë ofroja dhe prezantoja”, ka shkruar Sanduloviq.
I have spoken and warned the @EU and the @USA that this will happen on time…many years ago. They did not listen to me and believed his false promises about peace in #Kosovo and the #Balkans. They kept silent for years about his obvious criminality, election theft, relations… pic.twitter.com/m5hdWOfU5V
— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) March 19, 2024
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq së fundmi ka bërë disa deklarata kërcënuese ku ka theksuar se Perëndimi duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë.