Robinson: SHBA është këtu për t’ju mbështetur

(Lajm i përditësuar)
Robinson: SHBA është këtu për t’ju mbështetur
Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA, Todd D. Robinson, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, tha se SHBA është në Kosovë për të ndihmuar e mbështetur.
“Fakti që jam këtu për të treguar mbështetjen tonë për atë që po bëni ju, për atë që policia po punon, për atë që shërbimet e sigurisë po bëjnë, për qytetarët e rëndomtë kosovarë, mendoj se me të vërtetë është e rëndësishme. Porosia ime për ta dhe për ju të gjithë do të ishte që Shtetet e Bashkuara janë këtu për t’ju mbështetur në përpjekjet tuaja për të ndërtuar institute jetike të sigurisë dhe struktura të gjyqësorit, të drejtësisë. Po punojmë për një Kosovë më të mirë sot dhe për një Kosovë më të fortë dhe transparente në të ardhmen. S’është hera e parë që jam në Ballkan, kam punuar edhe në rajon më herët. Po më duket sikur jam kthyer në shtëpi dhe mirëpres mundësinë për të parë edhe më shumë nga vendi juaj”, tha Robinson.
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL pa ndihmën e SHBA-së, i pamundur
Pas takimit me ndihmës sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Todd D. Robinson, presidentja Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur që Byroja Ndërkombëtare për Narkotik dhe Sundim të Ligjit i ka ofruar vendit përgjatë viteve.
Në një konferencë të përbashkët për media kanë vlerësuar bashkëpunimin mes dyja vendeve.
Osmani ka thënë se mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë prezentë në çdo sektor.
Nis takimi Osmani-Robinson
Ka filluar takimi mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe zyrtarit të lartë amerikan, Todd D.Robinson.
Takimi po zhvillohet në objektin e presidencës.
Osmani sot takohet me zyrtarin e lartë amerikan, Robinson
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet sot, me zyrtarin e lartë amerikan, Todd D.Robinson.
Në njoftimin për media nga Presidenca, thuhet se takimi do të zhvillohet në orën 10:00.
“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA, Todd D. Robinson”, thuhet në njoftim.