Kryqëzimet midis rrugëve dhe hekurudhave, nivel i ulët sigurie

Vendkalimet ilegale në kryqëzimet midis rrugëve e hekurudhave janë vlerësuar si me rrezik të madh për kalimtarët dhe ngasësit që i përdorin ato, nga ekspertët e komunikacionit. Me rrezik i kanë parë edhe ato legale, për të cilat thanë se kanë mungesë të sinjalizimeve adekuate. E qytetarët që i përdorin ato kanë shprehur brengë për sigurinë
Kryqëzimet e rrugëve automobilistike me ato hekurudhore, qoftë ato legale apo ilegale, shpesh kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve, andaj po konsiderohen me nivel të ulët sigurie, prandaj në këso kryqëzimesh duhet të vendosen më shumë sinjalizime. Për këtë rrezikshmëri flasin edhe qytetarët, të cilët thonë se këto rrugë i shfrytëzojnë për tranzit.
Disa qytetarë për RTV21 kanë thënë se ndihen shumë të pasigurtë, dhe nuk ka asnjë kontrolll.
“Shumë është e rrezikueshme, s’ka kontrollë, s’ka shenja për sinjal, për ndalje, është shumë rrezik…Mundohemi po kur kemi diçka shumë shkurt duhet me ardhë knej sepse qyteti ma kolonë e kjo është si rrugë tranzit ksajde, edhe pse kujdesi duhet me kanë maksimal…”, tha për rtv21 Adonis Kaqiu qytetar.
“Të rrezikum ndihemi shumë se s’ka as rampë as kurgjo…shumë ma shume, të gjithë kalojnë e ktu s’ka rampë…duhet me kqyrë niher tani me hi mirë…”, tha Granit Imeri, qytetar.
“Jemi deri dikund sepse mungon sinjalistika joadekuate sa duhet, laura nuk është, ka nevojë me intervenu, jo vetëm në këtë, por edhe në shumë të tjera, sepse unë vij prej Fushë Kosovës, ish kanë mirë me kanë njejtë…”, tha Xhemajl Aliu, qytetar.
Në “Infrakos”, ndërmarrjen që menaxhon hekurudhat, konfirmuan se qytetarët kanë ngritur vendkalime ilegale mbi hekurudha.
“Në linjën hekurudhore Fushë-Kosovë–Pejë janë gjithsej 77 vendkalime legale dhe tri (3) vendkalime ilegale. Prej tyre, në dy vendkalime kanë qasje vetëm nga një biznes, të cilat vendkalime rrënohen vazhdimisht, mirëpo përsëri ndërtohen nga të njëjtët… Në linjën hekurudhore Fushë-Kosovë–Prishtinë ekzistojnë gjashtë (6) vendkalime legale dhe katër (4) ilegale”, thuhet nga Infrakos.
Se niveli I sigurisë në ikëto kryqëzime është tejet I ulët e thotë, sikurse ishte rasti fatkeq I dy personave, të cilët një javë më parë humbën jetën në një kryqëzim në Klinë, flet edhe profesori i komunikacionit, Nol Dedaj.
“…për fat të keqin një analizë që na e kemi bo, niveli i rrezikshmërisë është shumë i lartë dhe kur them kështu, i bie që ato vendkalime nuk janë fare të sinjalizuara, ose e kanë një sinjalizim i cili është i vjetrum dhe nuk e bartë mesazhin e duhur tek drejtuesit e automjeteve…ato janë vendkalime ilegale sigurisht se ato vendkalime duhet të mbyllen, meqënëse për me u legalizu një vendkalim duhet procedura, të cilat mas pari shtrihen në komuna, e më pas edhe komuna i dërgon deri tek hekurudha ose insitutcionet përkatëse dhe pastaj merret vendimi…”, tha Dedaj.
Bazuar në Ligjin për Hekurudha, përgjegjësinë për sigurimin e vendkalimeve në kryqëzimet rrugë-hekurudha, si dhe për vendosjen e shenjëzimeve e mban institucioni përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve. Ligji specifikon që në kryqëzimet me binarë të ketë mbi apo nënkalime, përveç nëse ndërtimi i tyre nuk do të ishte ekonomik apo nëse e pengon sigurinë e trafikut hekurudhor./RTV21/21Media