Sekuestrohet mall i kontrabanduar, mish, alkool, medikamente e produkte higjienike në Zubin Potok

Një automjet i udhëtarëve me 82 pako me produkte mishi, 3 bidonë me nga 100 litra alkool dhe 11 shishe qelqi x 20 litra alkool, produkte higjienike dhe 81 pako medikamente medicinale (barëra) është sekuestruar të mërkurën në Zubin Potok.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës njësia doganore dhe njësitë policore, me autorizim të prokurorit, për të arritur te malli i kontrabanduar, kanë hapur me forcë dy dyer të një shtëpie.
“Njësia doganore dhe njësitë policore, me autorizim të prokurorit, nën dyshimin për mall të kontrabanduar, kanë hapur me forcë dy dyer të një shtëpie. Gjatë kontrollit në shtëpi, nga zyrtarët doganorë është sekuestruar: një automjet i udhëtarëve, 82 pako me produkte mishi, 3 bidonë me nga 100 litra alkool dhe 11 shishe qelqi x 20 litra alkool, produkte higjienike dhe 81 pako medikamente medicinale (barëra)”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
Sipas Policisë rasti është duke u hetuar./21Media