Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj – Kurtit: O i mjerë, sytë e Amerikës kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja

Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti i cili ka thënë se ai nuk e sheh Serbinë me sytë e Amerikës. 

Haradinaj ka thënë se duhet me qenë shumë smirëzi ta thuash këtë gjë. 

“Albin Kurti flet në emër të vetin e jo të Kosovës. Ai ka kohë që nuk e përfaqëson qëndrimin e këtij populli. Duhet të jesh shumë smirëzi të thuash “mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj”! Sytë e Amerikës kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja, o i mjerë!”, është shprehur Haradinaj.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button