Kaloni te përmbajtja kryesore

Taylor Swift i bashkohet klubit të miliarderëve

Këngëtarja amerikane me famë botërore, Taylor Swift i është bërë pjesë e personave me të pasur në botë.

Ylli amerikan ka hyrë në Listën e Miliarderëve, të përpiluar prej revistës Forbes, për herë të parë, pas regjistrimit të një pasurie prej 1.1 miliard dollarësh.

Në listë këtë vit ka hyrë Elon Musk dhe  Sam Altman, krijuesi i aplikacionit ChatGPT të kompanisë AI, me një pasuri prej 1 miliard dollarësh.

Mirëpo Bernard Arnault dhe familja e tij, që qëndrojnë mbrapa kompanisë franceze të mallrave luksoze LVMH, e kryesojnë listën e revistës Forbes me një pasuri prej 233 miliardë dollarëve.

Forbes ka thënë se në vitin 2024 është regjistruar një rekord i miliarderëve – 2.781 dhe elita botërore numëron një pasuri kolektive prej 14.2 trilionë dollarëve.

Swift, këngëtare dhe tekstshkruese, ka hyrë këtë vit në listën e personave më të pasur në botë, pasi e ka fituar statusin e megayllit.

Këtë vit ajo është bërë performuesja e parë që e ka fituar çmimin për albumin më të mirë për herë të katërt.

Përveç muzikës, emri i saj është shumë i përfolur edhe për lidhjen e dashurisë që ka me yllin e futbollit amerikan Travis Kelce.

Forbes ka thënë se klasa e miliarderëve më 2024 është 255 për qind më e pasur sesa një dekadë më parë, që nënkupton se 0.5 për qind e 2.781 miliarderëve të botës gëzojnë 14 për qind të pasurisë së të gjithë miliarderëve.

Në aspektin gjeografik, SHBA-ja ka më shumë miliarderë sesa çdo shtet – 813 – e përcjellë nga Kina dhe India.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button