Peci: Inspektori i AUV-it është dërguar në komision disiplinor

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar në lidhje me raportimet për dyshimin e përfshirjes së një operatori ekonomik të prodhimit dhe tregtimit të mishit dhe mundësisë së përfshirjes së një inspektori të AUV-it në mashtrim e manipulim me dokumente zyrtare.

Përmes një postimi në Facebook Peci tha se inspektori është dërguar në komision disiplinor ndërsa ndaj operatorit ekonomik është vendosur masa e ndalesës për eksport-import.

Tutje, ai tha se në rast të konfirmimit të pretendimeve, të gjithë individët e përfshirë, bashkë me operatorin ekonomik do të përballen me pasoja ligjore dhe administrative.

Lidhur me këtë Peci ka thënë se janë informuar edhe autoritete tjera si Doganat e Kosovës dhe ATK “Të cilat do të gjurmojnë për pjesën e mandatit të tyre dhe në të njëjtën kohë do e mbështesim njëra-tjetrën, me të dhënat rreth të gjeturave që burojnë nga kontrollet e detajuara”.

 

Back to top button