Bislimi pret në takim ambasadorin Britanik

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka pritur në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe Jonathan Hargreaves.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bislimi i cili e falenderoi ambasadorin për mbështetjen evazhdueshme.

“I lumtur për takimin me ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves për të diskutuar dhe mbuluar një sërë temash. Falenderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë ndaj vendit tonë dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të sinqertë”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”./21Media

Back to top button