Kaloni te përmbajtja kryesore

Plagoset një person në Fushë Kosovë

Një person është plagosur me armë zjarri sot në Fushë Kosovë. Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmoi zëdhënësja e Policisë, për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo bëri të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Bedri Pejani.

“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje”, tha Ahmeti.

Ahmeti po ashtu njoftoi se lidhur me rastin është identifikuar një person i dyshuar.

“Në këtë rast, nga arma e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha ajo./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button