Zjarr në malet e fshatit Gerlicë e Epërme

Është përfshirë nga zjarri lagjja Prushaj” në Kaçanik. Në venine ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësat. Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se do të japin informata tjera më pas.

Rreth orës 19:35 kemi pranuar një informacion se në fshatin Gërlicë e Epërme, tek lagjja

“Prushaj” në Kaçanik, një zonë malore është përfshirë nga zjarri. Janë njoftuar brigada e zjarrfikësve të Kaçanikut, të cilët menjehërë kanë dalê në vendin e ngjarjes në përpjekje për ta shuar zjarrin, ndërsa edhe ekipe të policisë janë atje. Për informata tjera do të njoftoheni më pas”, tha ai./21Media

Back to top button