Macron: Pjesëmarrësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

Presidenti i Francës Emmanuel Macron pas një takimi me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Pallatin Elysee ka deklaruar se është e rëndësishme që pjesëmarrësit e konfliktit të armatosur në Banjska vitin e kaluar të dalin para drejtësisë.
Tutje Macron ka thënë se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është premtim dhe peng për stabilitetin e rajonit dhe kontinentit tonë”.
Ai gjithashtu theksoi se Franca do të ndërmarrë gjithçka që zbatohen obligimet nga Marrëveshja e Brukselit, e cila u arrit një vit më parë.