Komiteti për Çështje Ligjore pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës

Në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Europës sot është votuar unanimisht pro aplikimit të Kosovës për anëtarësim, kështu ka njoftuar Gerald Knaus nga Iniciativa Europiane për Stabilitet

Ai ka thënë se , ishte unanim, përpara votimit si# e ka quajtur ai historik në seancën e nesërme kur Asambleja Parlamentare do ta shqyrtojë raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës,

Pak javë më parë, komiteti politik votoi në Paris për pranimin e Kosovës: 31 pro. Sot komisioni ligjor votoi: unanimisht!!”, ka shkruar Knaus në “X”.

Sipas tij komiteti konfirmon raportin e ish-kryediplomates greke, Dora Bakoyannis se Kosova duhet të pranohet në Këshillin e Europës. Komiteti e përgëzoi atë për “një raport të shkëlqyer”

Komiteti “ndan konkluzionin në draft opinionin statutor se Kosova ka arritur standardin minimal të kërkuar për anëtarësim në Këshillin e Europës edhe në fushën e çështjeve ligjore dhe të të drejtave të njeriut, edhe pse reforma duhet të vazhdojë”.

Komiteti konsideron se “Kosova është një ‘shtet europian’ për qëllimet e nenit 4 të Statutit të Këshillit të Europës dhe kritereve të shtetësisë sipas të drejtës ndërkombëtare”.

Komiteti tha se “mbështet përfundimin e draft opinionit statutor që favorizon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”./21Media

Back to top button