Vrasje në Pejë, dyshohet se burri e vrau gruan

(Lajm i përditësuar)
Policia jep detaje për vrasjen e gruas në Pejë
Polica ka dhënë detaje rreth vrasjes që ndodhi mëngjesin e sotëm në Pejë.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova për portalin rtv21.tv tha se rasti ka ndodhur rreth orës 08:15 në rrugën “Bill Clinton” në Pejë.
“Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, tha Rugova.
Rasti për portalin rtv21.tv paraprakisht e konfirmoi edhe zëdhënësi i Prokuorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Vrasja në Pejë: Dyshohet se burri e vrau gruan
Një vrasje ka ndodhur në një banesë në Pejë mëngjesin e sotëm.
Dyshohet se një burrë e ka vrarë gruan e tij.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Kryeprokurori dhe Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka thënë Nikçi.
Kujtojmë, se më 12 prill brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale një burrë 36-vjeçar vrau ish-gruan 21-vjeçare në Ferizaj, ndërsa plagosi edhe vëllain e saj 15-vjeçar./21Media