Policia jep detaje për vrasjen e gruas në Pejë

Polica ka dhënë detaje rreth vrasjes që ndodhi mëngjesin e sotëm në Pejë.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova për portalin rtv21.tv tha se rasti ka ndodhur rreth orës 08:15 në rrugën “Bill Clinton” në Pejë.

“Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, tha Rugova.

Rasti për portalin rtv21.tv paraprakisht e konfirmoi edhe zëdhënësi i Prokuorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi./21Media

Back to top button