Sveçla: Lista Serbe e udhëzuar nga Beogradi bojkotoi zgjedhjet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se  Lista Serbe e udhëzuar nga Beogradi ka bojkotuar e sabotuar procesin e zgjedhjeve bë katër komunat e veriut të Kosovës.

“Republika e Kosovës i dha mundësinë qytetarëve të katër komunave veriore që sot të vendosin për kryetarët e katër komunave të tyre. Në anën tjetër, Lista Serbe si në të kaluarën ashtu edhe tash, përmes formave të ndryshme të udhëzuar nga Beogradi bojkotoi e sabotoi procesin demokratik si mundësi për të çuar komunat në zgjedhje të reja. Ky subjekt i mishëruar me metoda jodemokratike nuk e gjen asesi veten te një proces kaq demokratik”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Tutje Sveçla, ka shtuar se Komisioni Qendror Zgjedhor në bashkëpunim me institucionet tjera edhe njëherë dëshmoi përkushtim në zbatimin e mandatit të tij dhe respektimin e plotë të të drejtës së qytetarëve për të vendosur për të ardhmen e tyre.

“Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë për qytetarët tanë pavarësisht dallimeve, institucionet tona do të jenë në shërbim të të gjithëve dhe për sigurinë e vendit tonë. Kosova është Republikë demokratike, e gjithë qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Sveçla./21Media

Show More
Back to top button