Fushata e Abdixhikut nëpër Evropë me eurodeputetët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku po mban takime në Gjermani dhe Austri me bashkatdhetarë.

Në këto takime, i pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku bëri thirrje nga Austria për të përkrahur eurodeputetin, Lukas Mandl, i cili ishte prezent në tubimin me bashkatdhetarë.

Sipas Abdixhikut është e rëndësishme që të përkrahen kandidatët e partive të djathta, siç është Luks Mandl, miku i vërtetë i Kosovës, pasi sipas tij ka shërbyer me guxim dhe përkushtim, për idealin e një Evrope të bashkuar dhe demokratike dhe që kanë punuar për kauzën tonë historike, të lirisë, pavarësisë e demokracisë.

”Lukas Mandl i ka qëndruar pranë Kosovës në kohë sfidash dhe festash. Ai ka punuar pa u lodhur për të promovuar integrimin tonë evropian, ka argumentuar me pasion për njohjen e sovranitetit tonë dhe ka mbështetur iniciativat që na sjellin më pranë anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Kam parë nga afër angazhimin e tij të palodhshëm dhe të pakomproimis për liberalizmin e vizave, për vendosjen e Kosovës në hartën evropiane, për dhënien e perspektivës sonë në një Evropë vibrante e me përplot prioritete tjera. Vendi i Kosovës ka qenë gjithmonë aty, sepse Lukas Mandl ishte i tillë. Insistues, i përkushtuar, i dedikuar dhe pa kompromis kur bëhej fjalë për ne!”, ka shkruar Abdixhiku./21Media

 

Show More
Back to top button