Për një javë Policia e Kosovës shqipton 1370 gjoba kundërvajtëse dhe heq 10 patentë shoferë

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi ku thuhety se janë shqiptuar 1370 gjoba kundërvajtëse dhe janë hequr 10 patentë shoferë.

“Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 22-28/04/2024 ka shqiptuar 1370 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 10 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion. Ndërsa, janë raportuar 29 aksidente, prej tyre, Aksidente me lëndime, 14, Persona të lënduar, 18, Aksidente me dëme materiale, 15”, ka shkruar Policia në “Facebook”.

Tutje, policia ka ftuar qytetarët për bashkëpunim ndërsa ka apeluar tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, ka shkruar policia tutje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button