Krasniqi viziton Kadri Veselin: Keni të fala nga Kryetari dhe shokët e tij

Ish-Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka vizituar sot në Hagë Kadri Veselin.
Krasniqi ka thënë se Veseli dhe bashkëluftëtarët e tij vazhdojnë ta mbajnë lart dinjitetin, qetësinë dhe besimin në drejtësi.
Ai ka përmendur edhe zgjatjen e afatit për shpalljen e vendimit deri më 20 korrik.
“Si gjithmonë, i fortë në bindjet e tij, me dashuri të pashuar për Kosovën dhe me mall të madh për njerëzit dhe vendin e vet. Kjo pritje e gjatë nuk është e lehtë për askënd, sidomos kur vendimi vazhdon të shtyhet dhe procesi zvarritet pafundësisht. Ne vazhdojmë të besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre dhe në të drejtën që ky proces të marrë fund sa më parë, me një vendim të drejtë, të pa ndikuar dhe përfundimtar. Po i numërojmë ditët deri në kthimin e tyre aty ku përkasin: në atdheun e tyre, pranë familjeve dhe popullit të Kosovës. Deri atëherë, keni të fala të gjithë nga Kryetari dhe shokët e tij!”, ka shkruar Krasniqi.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?