Arrestohen dy ukrainas për pjesëmarrje në një komplot rus për vrasjen e Zelenskyt

Shërbimi ukrainas i sigurisë (SBU) tha se ka prishur një komplot rus për të vrarë presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë ukrainas.

Dy persona të njësisë së mbrojtjes së qeverisë ukrainase janë arrestuar.

SBU tha se ata ishin pjesë e një rrjeti agjentësh që i përkisnin shërbimit rus të sigurisë shtetërore (FSB).

Ata thuhet se kishin kërkuar për “ekzekutues” të gatshëm midis truprojave të Zelensky për ta rrëmbyer dhe vrarë atë./21Media

Back to top button