Stano: Takimi Kosovë – Serbi të mërkurën në Bruksel

Bashkimi Evropian ka ftuar Kosovën dhe Serbinë në takim të mërkurën në Bruksel.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka bërë të ditur të hënën në konferencë për media se palët do të takohen për ta vazhduar bisedimet në gjetjen e zgjidhjes së përkohshme në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin.
Ai tutje ka thënë se BE-ja pret që palët të jenë të gatshme për të arritur kompromis.
“Lajçaku ka ftuar palët nga dyja anët të vazhdojnë diskutimet. Do të takohen të mërkurën në Bruksel, do të vazhdojmë diskutimet për të gjetur zgjidhje të përkohshme të qëndrueshme, për të prekurit nga vendimi i BQK-së. BE-ja pret që të dyja palët të tregojnë fleksibilitet e gatishmëri për të arritur kompromis”, ka thënë Stano.
Ai tutje ka thënë se kjo çështje po e zhvendos vëmendjen nga përparimi në zbatim të marrëveshjes së Ohrit.
“Shpresoj që palët të sillen në frymë evropiane e të arrijnë në kompromis. E gjitha varet nga gatishmëria e dyja palëve për të arritur kompromis, e jo nga ajo çfarë duam ne. Kush çfarë tha, kush bëri çfarë bëri, kush refuzoi, kjo nuk është mënyra se si i zhvillojmë negocitatat. Këto ishin takime në nivelin e kryenegociatorëve. Ata nuk janë niveli më i lartë politik, ata nuk oragnizojnë takime mediatike. Ata provojnë të gjejnë zgjidhje, të diskutojnë me konfidencialitet, që është rrugë evropiane për të avancuar proceset diplomatike në nivelin teknik, në nivelin e kryenegociatorëve në mënyrë diplomatike, në mënyrë evropiane. Jo përmes mediave, jo përmes akuzave ndaj tjetrit. Pra Bashkimi Evropian vazhdon të ofrojë shërbimet e veta, vazhdon t’i ndihmojë ata të gjejnë rrugën se si të fillojnë të sillen në mënyrë evropiane dhe si të jenë të aftë të arrijnë një kopmpromis që është shumë e nevojshme sepse i prek qytetarët ne terren. Dhe ka një çështje më të gjërë dhe duke i përkushtuar energjitë për të zgjidhur këtë, përmes 5, 6, 7 ose 8 takimeve ne nuk ishim në mundësi që të merremi me çështje të tjera që janë më të rëndësishme e kjo është zbatimi i marrëveshjeve të dialogut. Nuk na takon neve që të komentojmë deklarata të vazhdueshme për secilën lëvizje ose qëndrime në këto negociata por ne i bëjmë thirrje të dyja palëve që të tregojnë vullnetin e nevojshëm që të sillen në mënyrë evropiane dhe që përfundimisht të jenë të gatshëm të pajtohen për zgjidhje kompromisi sepse në fund do të jetë për përfitimin e njerëzve të prekur nga ky vendim”, tha Stano./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?