Tahiri: Nuk e shoh Vetëvendosjen me mbi dyzet deputet

(Lajm i përditësuar)


Tahiri: Nuk e shoh Vetëvendosjen me mbi dyzet deputet

Pyetjes se, “A e shihni Vetëvendosjen në opozitë?”, gjatë emisionit “Click”, Tahiri iu përgjigj se nuk e sheh Vetëvendosjen me mbi dyzet deputet.

“Unë nuk e shoh Vetëvendosjen me mbi dyzet deputet, personalisht, nuk e shohë. Une mendoj se janë disa procese të cilat është pa që ndoshta vetëvendosja ka pasë vullnet por dije me i zbatu punët nuk i ka pasë”, tha Tahiri.


Tahiri: Kosova nuk mund të hyjë më në Agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE

Tahiri tutje ka folur edhe në lidhje me kushtëzimin e Kosovës nga Bashkësia Ndërkombëtare për antarësimin në Këshillin Evropian, ku Kosova duhet të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ai u shpreh se këtë çështje e sheh shumë të padrejtë.

“ Tek drafti unë kam dilemë dhe du me i thanë disa çështje, e para unë e shohë kushtin, kushtëzimin që e ka ba Bashkësia Ndërkombëtare e shohë tepër të padrejtë, se si janë sjellë me akaosovën në këtë formë e shoh tepër të padrejtë”, tha Tahiri.

Tahiri është shprehur se Kosova nuk mund të hyjë më në Agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit Evropian.

“Qysh me hi, po nuk është aty me hi koperativa në Kërpimeh me i than shtine qaty. Ajo është e kryme, sot ka qenë takimi, ky është takimi i zëvendës ministrave, jo i zëvendësministrave qysh i njohim ne por ministrat përfaqësohen nga ambasadorët dhe quhen zëvendësministra. E kanë pas një takim të ngjashëm javën e kalume nuk e kanë mbyll takimin sikur që janë mbyll sot seancat parlamentare me pritë mos po bon diçka, e kanë mbyll takimin edhe ditën e mirë”, tha Tahiri.


Tahiri: Nuk shkojmë në zgjedhje kur don Kurti

Në emisionin “Click”, në RTV21 në lidhje me temen “cilat janë kushtet e AAK-së për zgjedhje”, Besnik Tahiri është shprehur se vendi nuk shkon në zgjedhje kur don Kurti, pasi që ai një herë do të ballafaqohet me shumë çështje.

“Do ta ballafaqojmë me pensionerët, spo flitet hiç pastaj me shumë çështje tjera, pastaj me aspektet korruptive, do ta ballafaqojmë pastaj le të shkojmë në zgjedhje, por jo në zgjedhje kur do Kurti, nuk po du me thanë fjalinë e instrumentalizimit sepse nuk po besoj se nuk besoj që është e instrumentalizim klasik”, ka shtuar Tahiri.


Tahiri: AAK nuk i jep votën Kurtit për shpërndarjen e Kuvendit 

“Do ta ballafaqojmë me pensionerët, spo flitet hiç pastaj me shumë çështje tjera, pastaj me aspektet korruptive, do ta ballafaqojmë pastaj le të shkojmë në zgjedhje, por jo në zgjedhje kur do Kurti, nuk po du me thanë fjalinë e instrumentalizimit sepse nuk po besoj se nuk besoj që është e instrumentalizim klasik”, ka shtuar Tahiri. Tutje gjatë emisionit “Click”, Tahiri ka thënë se AAK nuk i’a jep votën Kurtit për mocionin e shpërndarjes së Kuvendit.

“Veç edhe një fjali në këtë temë, ne nuk ja japim votën, veç po du me thanë edhe një fjali, unë jam në këtë disponim për arsye të vetme se nuk po mundem me besu qysh e ka hipnotizu një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës. Pse po e them këtë, një kryeministër i përgjegjshëm në vitin e vetë të fundit ai vendos nja 10 apo 15 apo sa ti ka projekte me të cilat donë me i përfundu edhe me të cilat del i vision çdo ditë e çdo të vetme qytetarët edhe ballafaqohet thotë e kam bë këtë këtë. Një kryeministër i përgjegjshëm që ka besim historik 50 plus nuk ka shancë teorike do të thotë me bo këso lojna me i kërku tash parlamentit, deputetëve me i dorëzu mandatet, deputetëve të vetë Vetëvendosjes”, shtoi Tahiri


Tahiri: I kemi pasë votat për t’a rrëzuar Kurtin

Tutje gjatë emisionit “Click”, Tahiri tha se AAK i ka pasë nënshkrimet për të larguar Kurtin nga posti i kryeministrit.

“Beteja është me një politikë të një kryeministri i cili në mënyrë shumë të sofistikuar i mbulon dështimet e veta në kriza të caktuara e të cilat pastaj i kthen në kauza politike në dëm të opozitëz e në funksion të partisë së tij politike e në dëm të qytetarëve të Kosovës. E qysh po e spjegoj këtë, në mujsha me e spjegu, më duket ka qenë në nivelin më të lartë ku ka qenë të besimit qytetar e prodhoj këtë konfliktin në veri dhe shkoj do të thotë të gjitha sondazhet shumë lartë. E njëjta situatë ndodhi me humbje në shtator na kemi qenë për shembull, na i kemi pasë, spo thom i kem pasë, por nënshkrimet për me shku Kurti, me u rrzu Kurti kanë qenë para se me shku në shtator”, tha Tahiri.


Tahiri: Aleanca nuk është dashtë me u ftu në darkë për agjendë legjilative

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri në emisionin “Click”, në RTV21 në lidhje me temen “cilat janë kushtet e AAK-së për zgjedhje” tha se Aleanca nuk është dashtë me u ftu në darkë për agjendë legjilative.

“Në Aleanca nuk është dashtë me u ftu për agjendë legjislative. Ajo që unë kam mendu se kemi pas mundësi me e diskutu është ndonjë çështje e interest nacional. Një temë ka qenë Këshilli i Evropës por me të thënë të drejtën për Këshillin e Ervopës ne skem pas çka me ba se ne e kem kry punën tonë në asamble komunale do të thotë ish reduktu krejt debati tek asociacioni”, tha Tahiri./21Media

Show More
Back to top button