​Rama dënon atentatin ndaj kryeministrit të Sllovakisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar atentatin e sotëm ndaj kryeministrit popullist pro-rus sllovak, Robert Fico.

Rama ka shprehur tronditjen nga lajmi i sulmit ndaj kryeministrit sllovak.

“Roberti është një i mbijetuar i fortë dhe një mik i dashur, dhe unë shpreh urimet e mia të përzemërta për një shërim të shpejtë dhe një rikthim të jashtëzakonshëm”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Fico u qëllua me armë zjarri në Handlova pas një mbledhjeje të qeverisë. Ai ndodhet në spital, ku mjekët po përpiqen t’i shpëtojnë jetën, pasi gjendja e tij shëndetësore përshkruhet si kritike. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme sllovake tha bëhet fjalë për atentat ndaj kryeministrit.

Policia sllovake ka arrestuar shkrimtarin 71-vjeçar Juraj Tsintula si i dyshuar.

Back to top button