​Bislimi fajëson palën serbe për dështimin e takimit për dinari në Bruksel

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka bërë të ditur se takimi i shtatë për dinarin si pjesë e dialogut në Bruksel, ku synohej gjetja e zgjidhjes për pranimin e mbështetjes financiare të Serbisë nga serbët në Kosovë, përfundoi pa dakordim me fajin e palës serbe.

Paraprakisht, nga palët pritej që të vijnë me komente në draftin e propozuar nga emisari Miroslav Lajçak në takimin e mbajtur në fund të muajit prill, komente të cilat do të tregonin gatishmërinë e palëve për të lëvizur drejt propozimit të ndërmjetësuesit evropian.

“Pala kosovare ka bërë komentet e saj, përmes të cilave ishim afruar drejt një zgjidhjeje finale brenda kornizës ligjore të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht pa prekur substancën e propozimit të Lajçak. Serbia, i është përgjigjur me komente tërësisht të reja, si propozim i ri, dhe jo vetëm duke u larguar nga propozimi i emisarit, por edhe nga vetë pozicionet e mëparshme të palës serbe”, ka thënë Bislimi.

Ai ka sqaruar se vullnetit të palës kosovare për një zgjidhje funksionale, pala serbe iu përgjigj me propozime që synojnë legalizimin e strukturave paralele e ilegale që operojnë në Kosovë e rrjedhimisht jashtë kornizës së bisedimeve për çështjen.

“Përpjekjeve tona për integrim të komunitetit serb, pala serbe iu përgjigj tani me kërkesën eksplicite që të kalohet nga një sistem paralel ilegal, në një sistem paralel, por legal. Pra kalimi në një sistem ku paralelizmi siguron mos integrim dhe prezencë të Serbisë në Kosovë përmes institucioneve të saj, gjë kjo e papranueshme për palën tonë”, ka thënë Bislimi.

Qeveria e Kosovës shpreh keqardhjen për këtë regres, ndërkohë që gjatë negociatave ka qenë e dukshme tërheqja e qëndrimeve të Serbisë nga pozicionimi i saj dhe komentet të dërguara

Back to top button