“Javën e ardhshme vendimi për shpërndarjen e kuvendit?!”

Deputeti i PDK-së Elmi Reçica thotë se me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare i është hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Për RTV21 ai bëri të ditur se për nismën për shpërndarjen e kuvendit do të vendoset javën ardhshme.

Ai mohoi të jetë arritur një dakordim me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje për një datë të zgjedhjeve duke thënë se edhe për këtë çështje do të shihet si do të veprohet javën e ardhshme.

“Kemi kryer një obligim të deputetë ka qenë kërkesë e kandidatit për kryeministër….sepse ai ka një plan që projektin për qeverinë. E ardhshme pas zgjedhjeve qe do te ndodhin shpejtë te ketë një mundësi të bëjë një program që do të jetë në interes qytetarëve dhe te vetë shteti te ks. Ne kemi kryer obligimin…dhe pa diskutim që pas zgjedhjeve z. Hamza do te jetë kryeministër Absolutisht po i hapë ne kemi punuar qe sa kohë që të mbahen zgjedhjet sepse jemi te bllokuar në të gjitha aspektet dhe zgjidhja vete është zgjedhjet. Jo s’jemi dakorduar kjo do të shihet javën që vjen, ka propozime ide por ende s’ka një dakordanc. Sa i përket caktimit të datës PDK do të koordinohet në radhë të parë me opozitën dhe partitë jashtë kuvendit që në mënyrë unike te përcaktojmë një datë të saktë…(Inictaiva për shpërndrajen e Kuvendit)do të merret vesh javën që vjen po punohet intensivisht ka kontakte të shpeshta, javën qe vjen do të këtë një vendim definitiv”, tha Reçica për RTV21./21Media

Show More
Back to top button