Aksident mes dy motoçikletave dhe një veture në Prishtinë, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy motoçikletave dhe një veture në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:30, në rrugën “Fehmi Agani”në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button