Bajrami: LDK nuk ka votë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

(Lajm i përditësuar)


Bajrami: Kurti pas të gjitha këtyre dështimeve vetëm opozitën e ka opsion

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në emisionin “Click” në RTV21, tha se Kryeministri Kurti pas të gjitha këtyre dështimeve vendin e ka vetëm në opozitë, dhe nuk ka asnjë opsion tjetër.

“Zoti Kurti pas të gjitha këtyre dështimeve vetëm opozitën e ka opsion, asnjë opsion tjetër nuk duhet ta ketë. Nuk do ta ftojmë në asnjë koalicion, nuk e besoj jemi të bindur. Po flasim për situatën e tanishme ne jemi shumë të bindur që do dalim fitues dhe si fitues do zgjedhim partnerët e kualicionit dhe kështu kemi dallime të shumta me zotin Kurti”, përfundoi Bajrami.


Bajrami: LDK nuk do të ketë marrëveshje me asnjë parti politike para zgjedhjeve

Gjatë emisionit “Click”, në RTV21 Bajrami tha se LDK nuk do të ketë marrëveshje me asnjë parti politike para zgjedhjeve, dhe se si pari janë të angazhuar me të gjitha strukturat që t’i fitojnë zgjedhjet.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të ketë marrëveshje me asnjë parti politike parlamentare parazgjedhore do të thotë për këtë kemi biesdu, ne jemi shumë të angazhuar me të gjitha strukturat tona me programin e gatshëm me projektet tona që t’i fitojmë zgjedhjet dhe kur i fitojmë zgjedhjet ulemi dhe marrim një vendim të tillë dhe do ia bëjmë me dije gjithë qytetarëve të Kosovës”, shtoi Bajrami.


Bajrami: Kurti po kërkon që ne të amnestojmë për dështimet e tij

Tutje gjatë emisionit “Click”, në RTV21 Bajrami tha se Kurti po kërkon nga opozita që të amnestojë për dështiet e tij dhe LDK nuk do të bëjë këtë. “Kurti po kërkon që na me amnestu për dështimet e tij. Nuk dëshirojmë me e bë këtë. Nuk dëshirojmë. Zoti Kurti në maksimum i ka edhe gjashtë muaj, do me thanë na jemi vetëm disa muaj larg zgjedhjeve të rregullta”, tha Bajrami.


Bajrami: Opozita nuk është një

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në emisionin “Click” në RTV21, tha se Kryeminsitri Kurti po tenton që t’I instrumentalizojë partitë opozitare për qellime të veta.

Ajo tha se nëse do të shkonin në darkë me Kurtin do të sanksionoheshin nga votuesit.

Kur u pyet se a po e fyen PDK-në me këto deklarata, Bajrami e mohoi.

“Unë besoj që partnerët e mundshëm nuk janë fy pasi që ato çka na i kemi thanë janë fakte, natyrisht që ne asjë qëllim, asnjë tentativë më të vogël nuk e kemi që të ndërhyjmë në mënyrën se si partitë e tjera opozitare funksionojnë. Mirëpo është e nevojshme në fakt të thuhej atë që e kemi thanë prej fillimit të këtij mandati që opozita nuk është një, sepse s aherë që është folë për opozitën është folë si një parti e vetme, e vetmja gjë që i bashkon partitë opozitare në seancat plenare dhe në komisione është se ato i takojnë opozitës dhe nuk janë pjesë e qeverisë”, tha Bajrami.


Bajrami: LDK nuk ka votë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në emisionin “Click” në RTV21 tha se LDK nuk ka votë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, pa dorëheqjen e kryeminsitrit Kurti.

“LDK qëndrimin e ka të qartë, zoti Kurti duhet të japë dorëheqje , nuk ka shpërndarje të Kuvendit, ne nuk e marrim përgjegjësinë për dështimet e zotit, Kurti…Kurti duhet të dalë me i tregu publikut që ka dështuar”, tha ajo.


Bajrami: Pres që Kurti të japë dorëheqje

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në emisionin “Click” në RTV21, tha se pret që kryeministri i Kosovës Albin Kurti të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Ajo shtoi se një gjë e tillë nuk e befason.

“E pres një gjë të tillë për shkak se zoti Kurti një dorëheqje e ka dhënë në momentin kur ai, ka ftu partitë opozitare kinse për agjende legjislative e ka hapë temë e zgjedhjeve pas takimit me kryetarin e pdK-së shkon i fton përfaqësuesit e minoriteteve…kjo i bjen dorëheqje faktive.

Ajo tha se Kurti do të duhet publikisht që të japë dorëhqje dhe të thotë se arsyeja është se “ nuk ka plotësuar premtimet e tij”.


Bajrami: Kosova në tri vitet e fundit ka rritjen më të ulët ekonomike, Kurti po jep shifra të pasakta

Tutje gjatë emisionit “Click”, në RTV21 Bajrami tha  se Kosova në tri vitet e fundit ka rritjen më të ulët ekonomike dhe se Kurti po jep shifra të pasakta.

“Kurti është duke dhënë shifra të pasakta, edhe dëgjone se çfarë thotë. Kur të folë për rritjen ekonomike nuk e merr vitin 2020 e përjashton vitin 2020 sepse kemi pasë ranje minus 5.3 përqind. E për atë rritje unë marrë do me thanë flas sepse kam qenë një periudhë minister e financave po edhe ky ka qenë Kryeministër po nuk folë kurr për atë. E ky çfarë bënë folë për miljarda, e rritjen ekonomike në tre vitet e fundit e kemi ma të ultën. Sepse rritja ekonomike matet me përqindje dhe jo me miljarda”, tha Bajrami.


“S’kemi nevojë me u ulë në tavolinë me cakrru gota”, Bajrami: S’shkojmë në zgjedhje në marrëveshje me Kurtin

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në emisionin “Click” në RTV21, duke folur për darkën e ftuar nga Kurti  ftesën e së cilës e refuzoi lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku, tha se kryeministri  Kurti i di qëndrimet e LDK-së .

“ Ne nuk kemi nevojë me u ulë në tavolinë me ngrënë darka me cakrru gota me verë për me ia thënë qendrimet tona, zoti Kurti i ka thënë në seancë zotit Abdixhiku dhe të tjerëve, që Vuçiqi po ju kërkon juve dhe pas një kohe ai të thërret në darkë nuk mundemi me shku”, tha Bajrami.

Sipas saj ftesa ka qenë për axhendë legjislative.

“ne nuk  shkojmë në zgjedhje në marrëveshje me Kurtin, shkuarja në zgjedhje në marrëveshje me zotin Kurti nënkupton që ne me akomudu axhenden e zotit Kurti, nënkupton që ai e ka gjetë një momentum dhe do me shku në zjgedhje, nënkupton që zoti Kurti, pas gjitha këtyre dështimeve…ne nuk mundemi me amnestu…i bije që ne kemi rënë dakord të shkojmë në zgjedhje, për çfarë”, tha ajo.


Bajrami: Në zgjedhje se kemi Kurtin që premtoi ulje të çmimeve, por Kurtin në mandatin e së cilit çmimet u rritën për 50%

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në emisionin “Click” në RTV21, u shpreh e sigurt se në zgjedhjet e ardhshme do të ndryshojë bindja për kryeministrin Kurti dhe partinë që ai drejton.

“Ne jemi të sigurtë që ky mendim ka ndyrshu, dhe këtë ne nuk kemi me arritë me pa përmes sondazheve të porositura por ka me u pa në zgjedhjet e ardhshme.

“Ne një gjë e kemi të sigurtë  në zgjedhjet e ardhshme ne nuk do ta kemi përballë Kurtin e fushatës së vitit 2021 që ka premtu 160 çerdhe, por e kemi këtë Kurtin i cili në mbledhjen e Këshillit të VV-së thotë i kam ndërtu katër çerdhe, ne se kemi Kurtin që premtoi uljen e çmimit të të bukës, vajit , sheqerit por e kemi këtë në mandatin e të cilit të gjitha këto produkte janë rritur me 50%”, tha Bajrami duke përmendur edhe premtime të tjera të Kurtit për të cilat tha se nuk janë realizuar.


Bajrami: Nuk ka pasur asnjë qeveri më të korruptuar se Lëvizja Vetëvendosje

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në emisionin “Click” në RTV21, tha se nuk ka pasur qeverisje më të korruptuar se sa kjo aktuale.

“Unë nuk besoj se ka pasur asnjë qeveri më të korruptuar se Lëvizja Vetëvendosje”, tha Bajrami.

Ajo shtoi se nuk mund të garantojë për këdo, por siç tha garanton për punën e vet.

“Ajo se çfarë mund të them për partinë time është se partia ime nuk merr në mbrojtje askënd I cili keqpërdor detyrën zyrtare, ajoçfarë kemi parë ne në Lëvizjen Vetëvendosje është që kemi parë prej kryeminsitrit, pra prej kreut të partisë deri të më I fundit, secilin prej këtyre e marrin në mbrojtje, në momentin kur në Kuvendin e Kosovës , qoftë në seanca a po në kommisione ne i përmendim faktet e tendereve një burimore…ne nuk shohim asjë tjetër përpos shpifje dhe marrje në  mbrotje të secilit prej tyre”, tha ajo.


Bajrami: Kurrë në jetën time nuk kam nënshkruar kontratë një burimore

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në emisionin “Click” në RTV21, i quajti shpifje deklaratat e pozitës se kur ajo ishte minsitre ka nënshkruar kontrata një burimore.

“Unë kurrë në jetën time nuk kam nënshkruar kontratë një burimore, asnjëherë për tri vite mandate në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë janë nënshkaur katër kontrata njëburimore jo nga unë., tha ajo.

 


Kontratat njëburimore, Bajrami: Vetëm në KEK janë 14 tenderë të negociuar vetëm me një kompani

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në emisionin “Click” në RTV21 foli për tenderët një burimore.

Ajo tha se te  ndërmarrjet publike që mbikqyren nga Qeveria janë 781 tendra njëburimorë në shumë prej 240 milionë , 209 milionë janë të nivelit qendror, dhe rreth 20 milionë e nivelit lokal.

“P.sh kur i kemi marrë kontratat burimore dhe e kemi parë Korporatën Energjetike, besoni ose jo sot me i kërku të dhënat ka 14 herë tenderë të negociuar për sigurim fizik , tani hera e parë mund të arsyetohet…herën e dytë ti nuk e bën një burimore , herën e dytë e shpallë tenderin”, tha Bajrami duke shtuar se këto 14 tendere i janë dhënë vetëm një kompanie.


Bajrami për Kurtin: S’realizoi ndonjë projekt infrastrukturor, preu vetëm një shirit të një ure tri metra në Saradran

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në emisionin “Click” në RTV21 kritikoi kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas saj gjatë qeverisjes së tij nuk ka arritur që të realizojë ndonjë projket të madh infrastrukturor.

“Zoti Kurti gjatë këtij trevjeçari mbahet mend që ka shku në Saradran dhe ka prerë shirtin e një ure tri metra , dhe zotin Kurti ne nuk e mbajmë mend për gjë tjetër, zoti Kurti e ka zhblloku në letër rrugën për Mitrovicë dhe nuk ka bërë asgjë , ka hyrë në vitin e fundit të qeverisë së tij dhe ne nuk e kemi një projekt të madh infrastruktur për ta kujtuar zotin Kurti”, tha Bajrami./21Media

Back to top button