Shtyhet debati për qeverisjen e Kurtit

(Lajm i përditësuar)
Debati në Kuvend për tre vjet qeverisje të Albin Kurtit është shtyrë.
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se ka muaj që debati kërkohet dhe që shtyhet.
“Tash e tre muaj GP i AAK-së ka vendosur kërkesën për debat në kryesi. Në mungesë të deputetëve po e shtyjmë këtë debat”, ka thënë ai.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se kanë pritur mbi 40 minuta që deputetët të vijnë në sallë, dhe se për tu mbajtur seanca duhet të jenë present 61 deputetë.
Ndryshe, në sallë u panë vetëm 40 deputetë.
AAK-ja me rezolutë kërkon dorëheqjen e Kurtit dhe shpërndarjen e Kuvendit
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare.
Seanca ku do të shqyrtohet projektrezoluta për tre vjet qeverisje është paraparë të nisë në orën 13:00.
Seanca është caktuar të hënën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, pas kërkesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
AAK-ja përmes rezolutës kërkon që “Qeveria ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje ose me mocion për shkarkimin e saj”, dhe pas dorëheqjes apo shkarkimit, të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.
Debati për qeverisjen trevjeçare ishte kërkuar qysh më herët, por për shkak të mungesës së kryeministrit Albin Kurtit në Kuvend, nuk ka mundur të hyjë në rend diskutimi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?