4 të vdekur dhe 16 të lënduar nga shembja e ndërtesës në Majorka

Katër persona kanë vdekur dhe 16 janë lënduar pasi një ndërtesë dykatëshe u shemb në ishullin spanjoll Majorka, thonë shërbimet lokale të urgjencës.
Disa njerëz besohet se janë bllokuar në vendin e Medusa Beach Club, një restorant buzë plazhit në rrugën Cartago në kryeqytetin rajonal Palma de Majorca.
Incidenti thuhet se ka ndodhur rreth orës 20:30 me orën lokale të enjten mbrëma. Ekziston frika se një numër njerëzish mund të bllokohen në rrënojat.
Shërbimet e urgjencës i thanë mediave lokale se po finalizonin operacionet e shpëtimit dhe po siguronin zonën pak pas mesnatës me orën lokale.
Zyrtarët shtuan se ekspertët e psikologjisë do të sillen në vendngjarje për të ndihmuar të traumatizuarit nga incidenti.
Dyshemeja e lokalit u shemb mbrëmjen e së enjtes, duke bërë që njerëzit të binin në bodrumin poshtë, ku kishte edhe klientë dhe staf.
Një zjarrfikës e përshkroi skenën si “makth” për gazetën lokale “Ultima Hora”. Ai shtoi se kur ekipi i tij mbërriti njerëzit po qanin dhe bërtisnin ndërsa qëndronin rreth rrënojave të grumbulluara në dysheme.
Shefi i zjarrfikësve në Palma, Eder García, tha për mediat lokale se shumica e të prekurve nga kolapsi ishin të huaj dhe turistë, raportoi El Pais.
Një zëdhënës i policisë lokale u tha gazetarëve se ballkoni mund të jetë shembur për shkak të peshës së tepërt të vendosur mbi të, por theksoi se shkaku i saktë është ende duke u hetuar.
Majorka është më i madhi nga ishujt Balearik të Spanjës në Mesdhe.
Vitin e kaluar, më shumë se 17 milionë e vizituan ishullin./21Media