Hamasi lëshon raketa drejt zonës së Tel Avivit

Hamasi thotë se ka lëshuar raketa drejt zonës së Tel Avivit në Izraelin qendror për herë të parë në gati katër muaj, raporton BBC, përcjell rtv21.tv.

Të paktën tetë raketa u lëshuan nga zona Rafah në Gazën jugore dhe disa u kapën, thotë ushtria izraelite.

Ushtria izraelite po kryen një operacion ushtarak në Rafah. Nuk raportohet për të lënduar.

Sirenat e raketave u dëgjuan në qytete dhe qyteza të tjera, duke përfshirë Herzliya dhe Petah Tikva./21Media

Back to top button