Aksident mes dy motorëve në Sllatinë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi në fshatin Sllatinë, në rrugën nacionale Prishtinë- Pejë.
Lajmin për rtv21.tv e konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshirë dy motorë.
“Sot, më 26.05.2024, rreth orës 16:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Sllatinë). Njësiti policor njofton se në aksident janë përfshirë dy motorë dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësiti policor është marrë me aksidentin duke e trajtuar atë”, tha Krasniqi./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?