Osmani: Vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi përvjetorin e Masakrës në lagjen Tusuz të Prizrenit

Osmani ka shkruar se 25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në prag të lirisë, vranë mizorisht 27 banorë të lagjes Tusuz (Lagjja e Trimave) në Prizren.

“Kjo lagje shquhet për kontributin e dhënë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës, ndaj vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni. Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe të gjithë të rënët për liri”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button