Arrestohet një i dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin A.L për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 27.05.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin A. L (viti i lindjes 1957, mashkull kosovar shqiptar). I njëjti në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar. Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim te dyshuarin për 48 ore”, ka shkruar policia e Kosovës në “Facebook”.
Tutje ata kanë bërë të ditur se rasti është nën hetime./21Media