Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova larg anëtarësimit në BE?

Përderisa Bashkimi Evropian po synon një proces të shpejtë të zgjerimit, Kosova  ndryshe nga vendet fqinje si Shqipëria dhe Mali i Zi duket së është larg anëtarësimit në union. Përfaqësues të Bashkimit Evropian kanë thënë se procesi i zgjerimit është i bazuar në merita dhe nëse shtetet i përmbushin kriteret e kërkuara, ecin përpara dhe bëhen anëtare.

Ish-ambasadorja, Alma Lama, thotë se pa një qeveri funksionale që kryen detyrat e kërkuara për anëtarësim përfshirë edhe obligimet nga dialogu me Serbinë, Kosova nuk mund të përafrohet drejt BE-së.

Sipas saj, oferta e Francës dhe Gjermanisë për një integrim gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë duhet të trajtohet seriozisht, pasi Kosova mund të përfitojë nga e njëjta.

“Kosova është shumë larg anëtarësimit  sepse nuk njihet nga 5 vende të BE-së.  Por pavarësisht  nga kjo ato vende se kanë penguar Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit. Kosova do të duhet të bënte një agjendë specifike… Pa njohje te ndërsjellë me Serbinë s’mund të anëtarësohet . Kriza politike sigurisht është gj negative që e pengon procesin e integrimit dhe të zbatimit të reformave.. Në anën tjetër është edhe plani i rritjes që pa një qeveri e parlament legjitim s’mund të përfitohen paratë.. Kjo është oferta a me gjeneroze që BE e kanë bërë deri me tani”, tha Lama për rtv21

Se Kosova është larg anëtarësimit në BE-së e thotë edhe ish-diplomati Blerim Canaj. Sipas tij, nëse vendi shkon nga kriza në krizë, anëtarësimi është vetëm një ëndërr.

“Kosova kurrë s’ka qenë më larg për shkak se Kosova e dimë që për anëtarësim duhet të plotësohen disa kritere dhe për t’i plotësuar ato duhet punuar, e për të punuar duhet të ketë një qeveri e parlament…reformat ligjore dhe ne ka  dy vite  e gjysme që po silleni në rreth vicioz kështu qe momentalisht be është vetëm një nocion për ne jemi larg.  Në ata non paper mund të  ofrojë Kosovës   përpos lehtësira në tregun ekonomik nuk pashë dicka politikisht se ne mund ta përfitojmë Përderisa jemi në këtë situatë që jemi. BE nuk punon për ne, ne duhet të punojmë për vete..samitet janë për t’u parë se ku kanë arritur shtete çka synojnë e si synojnë mjafton vetëm ta shohim kush na përfaqëson. Dhe nëse shkojmë në zgjedhje për të shkuar në zgjedhje  për neve anëtarësimi nuk ekziston”. Edhe dialogu është problem  madje kemi edhe zotimet te cilat BE  pret t’i zbatojmë”, u shpreh Canaj për rtv21

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Evropian./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button