Osmani udhëtoi për në El Salvador, merr pjesë në inagurimin e presidentit Bukele

Me ftesë të Presidentit të Republikës së El Salvadorit Nayib Bukele, Presidentja Osmani ka udhëtuar zyrtarisht për në Republikën e El Salvador.
Siç bëhet e ditur në komunikatën për media nga Presidenca, vizita e Presidentes Osmani është e para e një kreu të shtetit të Republikës së Kosovës në këtë shtet.
“Presidentja do të marrë pjesë në Inaugurimin e Presidentit të ri-zgjedhur Nayib Bukele. Gjatë qëndrimit në San Salvador, Presidentja Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me udhëheqës shtetëror të El Salvadorit, duke filluar me Presidentin Bukele. Fokusi i këtyre takimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe forcimi i aleancave ekzistuese dhe krijimi i aleancave të reja me shtete në rajonin e Amerikës Latine.”, thuhet në njoftim,
Po ashtu bëhet e ditur se, Presidentja do të zhvillojë një sërë takimesh të tjera bilaterale me përfaqësues të shteteve të tjera, me qëllim të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, si dhe avancimit të bashkëpunimit bilateral në fusha të interesit të përbashkët./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?