Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Njësiti FAST-ILECU, në vazhdën e realizimit të detyrave dhe angazhimeve policore në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, në dy ditët e fundit, ka kryer dy arrestime në bazë të letër-rreshtimeve ndërkombëtare.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media.

“Rasti i parë: Më 04.06.2024, si rezultat i një bashkëpunimi të mirë në mes të Njësisë FAST dhe partnereve ndërkombëtar, është arrestuar shtetasi polak, i kërkuar në bazë të letër- rreshtimit ndërkombëtar (Red-Notice-Interpol), të lëshuar nga autoritet e Polonisë. Rasti i dytë: Më 06.06.2024, është arrestuar personi i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar, lëshuar nga autoritet e Turqisë”, thuhet në komunikatë për media.

Tutje, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje.

Në të dyja rastet do të vazhdojnë procedurat e parapara për rastet kur realizohen arrestime me urdhër-arrest ndërkombëtar./21Media

Back to top button