Zyrtare: Blend Baftiu, lojtari më i ri i Llapit

Skuadra e Llapit ka njoftuar për transferimin më të ri, dhe bëhet fjalë për ish-yllin e Dritës, Blend Baftiu.

Llapi i Tahir Batatinës e ka bërë zyrtare transferimin e mesfushorit Blend Baftiu si lojtar të lirë.

Baftiu ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Llapin, e cila do ta mbajë atë në “Zahir Pajaziti” deri në vitin 2026.

Sezonin që e lamë pas, Baftiu ishte pjesë e Dritës me të cilën arriti të bëjë 43 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 10 gola dhe pesë asistime mbi emrin e tij.

Back to top button