Zvicra e Xhakës e Shaqirit barazon me Austrinë

Ka përfunduar pa fitues ndeshja miqësore mes Kombëtares së Zvicrës dhe asaj të Austrisë.
Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Kybunpark”, Zvicra ka barazuar si vendase 1:1 me Austrinë, raporton KosovaPress.
Te “Helvetikët” golin e shënoi Silvan Widmer në minutën e 26’, kurse te Austria golashënues ishte Christoph Baumgartner (minuta e 5’).
Te Zvicra titullar ishte mesfushori shqiptar Granit Xhaka, i cili luajti për 77 minuta, kurse Xherdan Shaqiri u inkuadrua në minutën e 66’, por nuk arriti ta shpëtonte kombëtaren e tij nga barazimi.
Rezultati final, 1:1.