Vetaksident me motoçikletë në Gjilan, dy të lënduar

Një vetaksident ka ndodhur në Gjilan, lëndime të rënda ka pësuar drejtuesja e motoçikletës dhe pasagjerja.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se të dyja janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Është raportuar për vetaksident komunikacioni rrugor, ku si pasojë lëndime të rënda trupore kanë pësuar drejtuesja e motoçikletës dhe pasagjerja femër kosovare të cilat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Back to top button